Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar pas caktimit të datës së re për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.
PDK e ka cilësuar këtë shtyrje si të padrejtë, duke thënë se pas gati gjashtë vitesh paraburgim dhe një procesi gjyqësor disa vjeçar, nuk bëhet më fjalë për vonesë procedurale, por për një zvarritje të pajustifikueshme që, sipas saj, cenon besimin në drejtësi dhe rëndon mbi të akuzuarit, familjet e tyre dhe qytetarët e Kosovës.





