Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se po s’u miratua buxheti për vitin e ardhshëm do të rrezikohet siguria kombëtare.
Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse PDK do ta votojë atë në Kuvend.
“Është situatë serioze. Nuk jam i prirë që për peona të ulët politkë të rrezikojmë sigurinë kombëtare të vendit nëse nuk kalon buxheti. Siguria është në pikëpyetje. Zgjedhjet kanë ndodhur disa herë në fund të vitit dhe buxheti s’është aprovuar. Por, zgjedhjet kanë përfunduar në nëntor dhe ka pasë kohë që të shpallet rezultati zgjedhor dhe të krijohet qeveria e konstituohet kuvendi dhe fillimisht të kërkohet zgjatje për shfrtyëzim të ndarjeve buxhetore dhe të përgatitet buxheti për muajin prill. Tash situata është më ndryshe meqë zgjedhjet do të ndodhin në fund të shkurtit apo në fund të janarit. Më 28 shkurt përfundojnë gjithë pagesat dhe asnjë lloj pagese s’ndodh dhe Kuvendin s’e kemi të konstituar”.





