PDK bojkoton agjendën e Kuvendit për një javë, kjo është arsyeja

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Nov 11, 2020
PDK bojkoton agjendën e Kuvendit për një javë, kjo është arsyeja

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se si grup parlamentar nuk do të marrin pjesë në seancat e Kuvendit për një javë, shkruan GazetaBlic.Tahiri në një konferencë për medie ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, shkaku i zhvillimeve të fundit me Gjykatën Speciale.

“Presidenti dhe kryetari Veseli janë paraqitur në Hagë dhe udhëheqësit tjerë të UÇK. Për këtë fakt ky zhvillim prek traditën e kuvendit .

Ne si PDK kemi nevojë për reflektim solidar. Përgjatë kësaj jave PDK-ja nuk do të marrë pjesë në Kuvend, sepse konsiderojmë që të reflektojmë përballë këtyre zhvillimeve të pazakonshme”, ka thënë ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika