Për vite të tëra shqiptari Sh.M. ishte një nga personat më të kërkuar nga Zyra Federale e Policisë Kriminale në Austri.
Pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten se kujt do t’i takojnë fëmijët për kujdestari, shqiptari rrëmbeu fëmijët e tij, vajzën (atë kohë) trevjeçare M. dhe djalin pesëvjeçar I. nga Grieskirchen dhe bashkë më ta iku përmes Shqipërisë për në Kosovë.
Gjurmët u zhdukën. Edhe kërkimet e Interpolit atje (v.j. në Kosovë) ishin të pasuksesshme.
Por hetuesit e LKA të Austrisë së Epërme nuk u dorëzuan. Në vitin 2019 ata rihapën sërish çështjen. Me ndihmën edhe të Ambasadës austriake në Kosovë mblodhën të dhëna për vendndodhjen e babait dhe fëmijëve.





