Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, ka bërë një njoftim për bashkëatdhetarët tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në landet gjermane.Qeveria e Gjermanisë në mbledhjen e sotme mori masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit, ndësa ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhenë detaje se për çfarë masash bëhet fjalë.“Në mbledhjen e së dieles me datë 13.12.2020 nën drejtimin e Kancelares së Qeverisë së Gjermanisë, Dr. Angela Merkel bashkë me drejtuesit e 16 Landeve gjermane për parandalimin e Pandemisë COVID 19 janë marrë këto vendime:
➡️Nga data 16 Dhjetor 2020 (e mërkure) e deri më 10 janar (2021) Gjermania do të mbyllet sërish.
➡️Do të mbylljen dyqanet e tregtisë me pakicë, me përjashtim të dyqaneve për nevojat e përditshme.
Restorantet mbeten të mbyllura dhe do të kenë të drejtë sikurse dhe tash të ofrojnë ushqime për marrje me vete për t’u konsumuar në shtëpi. Po ashtu nuk do të lejohet konsumimi i alkoolit apo mbledhjet në vende publike. Gjithashtu mbyllen edhe floktoret, studiot e kozmetikës, tatuazhit etj. Të hapura do të mbeten vetëm dyqanet për gjësende ushqimore e higjienike dhe dyqanet për shitje me shumicë.➡️Shkollat, kopshtet, dhe institucionet e kujdesit ditor do të mbyllen pokështu. Përjashtim do të ketë, sikurse në verë, vetëm për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për ta, sepse janë në punë ku nevojitet prania fizike. Mësimi shkollor për këtë periudhë, ose do të ndërpritet, ose do të kalohet në distancë. Këtë e vendos secili land më vete.






