Në moshën 65 vjeçare, është pensionuar mësimdhënësi i shkollës fillore “Dëshmorët e Zhurit”, në Zhur, Hajdar Elzkurtaj.
Elezkurtaj, u nda nga procesi mësimorë pas 42 vite angazhim e kontribut në lëndën e edukatës muzikore, dhe duke qen njeriu kyq në çdo aktivitet kulturor në shkollë e në fshat.
Atë e bën të ndihet mirë jeta kulturore e artistike në Ansamblin “Emin Duraku”, që do ta vazhdon kontributin e tij edhe pse në kushte mizore, pa një objekt kulturor.
Shkrimi i plotë i Hajdar Elezkurtaj:
Pas 42 viteve pune në arsim në ditlindjen e 65 dhe pensionimin tim erdhi dita që të ndahem nga procesi mësimor,nga nxënësit e mi më të dashur,nga kolegët dhe bashkpuntorët e mi por ajo që më bënë të ndihem ende në mesin e tyre është jeta kulturore artistike në Ansamblin”Emin Duraku”Zhur ku lënda e parë janë po këta nxënës dhe nxënëse prandaj dhasht Zoti të kemi shëndetin-jeta vazhdon
Ju dua shumë familja ime,nxënës,kolegë dhe ju të gjithë bashkqytetar të mi zhurjan.