Pas 20 vjete në betejë ligjore, Shyhrete Berishës nga Suhareka i njihet e drejta e pronësisë së shtëpisë

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 13, 2026
Pas 20 vjete në betejë ligjore, Shyhrete Berishës nga Suhareka i njihet e drejta e pronësisë së shtëpisë

Gjykata e Apelit ia ka rikonfirmuar Shyhrete Berishës të drejtën e shtëpisë në të cilën jetoi me bashkëshortin dhe fëmijët, të cilët iu vranë gjatë luftës.

Në aktvendim theksohet se Apeli ka refuzuar ankesat e palëve dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Suharekë, duke ia njohur Shyhrete Berishës të drejtën e pronësisë mbi shtëpinë e saj.

Ky vendim e ka gëzuar shumë Berishën e cila që nga paslufta luftoi për këtë të drejtë.

Avokati i Berishës, Miftar Qelaj, tha se posa e ka pranuar aktvendimin e Apelit e ka njoftuar Shyhreten për lajmin.

Shyhrete Berisha tash e 20 vjet ka qenë në betejë ligjore me familjen e bashkëshortit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika