Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës.
Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se në shenjë mirënjohjeje për shërbimin e tij të shquar, përkushtimin dhe kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e nderova me Medaljen “Shërbim i Shquar” të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Partneriteti me Gardën Kombëtare të Ajovës ka luajtur rol të rëndësishëm në transformimin, profesionalizimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së. Ky bashkëpunim është dëshmi e partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve të fuqishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten aleati ynë kryesor në zhvillimin dhe fuqizimin e ushtrisë sonë.” – ka shkruar Maqedonci ndër tjerash.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.