Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se deficiti tregtar vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së vendit.
Këto komente Kurti i bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë.
“Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë vitit 2025 Kosova importi mallra në vlerë prej shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportoi rreth një miliardë euro. Edhe në vitin 2026 pavarësisht rritjes së eksportit hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh”, ka deklaruar Kurti raporton EO.
Të dhënat për rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin e shtator, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë për një deficit tregtar prej 2,6 % në muajin shtator 2026, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2025.
Vlera e deficitit këtë shtator ishte 534 milionë euro, kurse shtatorin e vitit paraprak ishte 520,5 milion euro.