LAJME

DAPK “Sharri”, thirrje për mbrojtje të pyjeve nga zjarret në Parkun Kombëtar “Sharri”

DAPK “Sharri”, thirrje për mbrojtje të pyjeve nga zjarret në Parkun Kombëtar “Sharri”
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Gusht 2021, 12:29
Në këto muaj zjarrvëniet janë shqetësimi kryesor, pasi një pjesë e tyre janë të qëllimshme. Si rrjedhojë e kësaj, Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” përmes një postimi dje në Facebook u ka bërë thirrje qyetetarëve për mbrojtje të pyjeve nga zjarret në Parkun Kombëtar “Sharri”.
Postimi i plotë:
“Të dashur qytetar,
Ju njoftojmë se, këto ditë jemi duke u ballafaquar me zjarre të shumta në Parkun Kombëtar “Sharri” si pasojë e temperaturave të larta dhe pakujdesisë së vizitorëve. Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” së bashku me ekipet e Zjarrëfikësve, Policinë e Kosovës, FSK-në, banorët lokal dhe njerëz të vullnetit të mir, disa ditë me radhë është duke u ballafaquar me zjarret.
Për të menaxhuar këtë situatë në mënyrë më të mirë kërkojmë nga ju që tju bashkoheni ekipeve për shuarjen e zjarreve dhe ti ndaloni lëvizjet brenda Parkut, te merrni masa për keqëbërësit dhe ti njoftoni organet kompetente.
Me këtë rast apelojmë tek të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht tek vizitorët, banorët e zonave të parqeve, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët për kujdes të shtuar.
Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet ti keni parasysh janë:
DAPK “Sharri” 044263188, 044257868, 045308164; Zjarrfikësit 193, Policia e Kosovës 038/192, mobil 192, Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës 112, Ndihma e shpejtë 194 dhe 038/ 500 094.”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika