Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se masat e reja kundër koronavrusit të parapara për 2 javë, mund të ashpërsohen në rast se përkeqësohet situata.Këto komente, Zemaj e ka bërë në profilin e tij në Facebook, teksa njofton për mbajtjen e një takimi virtual me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore.Postimi i plotë:
Në takimin virtual informues me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, SHBA-ja, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OBSh, UNICEF, UNDP, Banka Botërore), ceka se ato mbesin shtylla të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të Pandemisë.Diskutuam për situatën epidemiologjikë ne vend, veprimet e deritashme si dhe hapat e mëtejmë që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për luftimin e virusit Covid 19.Theksova nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes, dhe për këtë mora edhe zotimin e tyre se përkrahja do të vazhdojë.





