Policia e Kosovës dhe inspektorët sanitarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë mbyllur 3 lokale që nuk kanë respektuar masat anti-Covid dhe kanë gjobitur 13 të tjera.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka bërë të ditur se janë shqiptuar gjoba edhe për personat juridik, ku kryesisht kanë qenë të përfshira qendrat tregtare ushqimore dhe lokalet e gastronomisë.
“AUV në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19, sipas vendimit të fundit të qeverisë 01/07. Ne të gjitha rastet ku janë hasur shkelje të pikave të vendimit, inspektorët Sanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë kanë shqiptuar gjoba për persona juridik, ku kryesisht kanë qenë të përfshira qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore dhe lokalet e gastronomisë”, ka deklaruar Thaçi.





