Zëvendësministri i Brendshëm, Zafir Berisha, ka folur për takimet e fundit që janë zhvilluar mes aktorëve politikë vendor.
Ai ka theksuar se është duke u punuar që të krijohet stabilitet politik në vend, njofton Klan Kosova.
“Situata është jo e mirë sa i përket stabilitetit institucional. Po punohet të krijohet stabiliteti politik. Kjo nënkupton se duhet të jemi më praktik në situatën ku jemi… Për ta zbërthyer i bie se koalicioni duhet të rritet”, është shprehur Berisha.





