Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se nëse Prishtina ose kushdo tjetër fillon të konfiskojë pronën e serbëve, serbët do të bëjnë rezistencë paqësore, demokratike të popullit.
Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai tha se kjo rezistencë ndër të tjera parasheh bllokimin e rrugëve në veri, transmeton Zeri.info.
“Ne i thamë qartë presidentit Vuçiq dhe i kërkuam që nëse njësitë speciale dhe kushdo tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe do të bëjmë rezistencë përmes rrugës demokratike dhe paqësore. Ajo do të jetë rezistenca e popullit”, tha Rakiqi.





