Home LAJME Paralajmërimet për vërshime, AME: Kemi ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin e situatës

Paralajmërimet për vërshime, AME: Kemi ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin e situatës

0
Paralajmërimet për vërshime, AME: Kemi ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin e situatës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë datave 18 dhe 19 nëntor 2025 në Kosovë do të ketë reshje shiu, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

Lidhur me këtë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe koordinimin me institucionet relevante.

Agjencia u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh, dhe të raportojnë çdo situatë emergjente në numrin unik 112.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se duke u bazuar në të dhënat, modelet dhe vrojtimet e kushteve të përgjithshme hidrometeorologjike në vend dhe rajon, parashihet që gjatë datave 18 e 19 nëntor 2025 në vendin tonë të ketë reshje shiu, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë.

Sipas IHMK-së, këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here