LAJME

Paralajmërim për erëra të forta në Kosovë, institucionet bëjnë thirrje për kujdes

Paralajmërim për erëra të forta në Kosovë, institucionet bëjnë thirrje për kujdes
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Mars 2026, 15:08

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë datës 26 mars pritet të fryjnë erëra të forta në gjithë territorin e vendit, duke e vendosur Kosovën në nivelin e rrezikut të verdhë.

Sipas njoftimit zyrtar, erërat do të jenë të kategorisë së verdhë sipas standardeve të Organizata Botërore Meteorologjike, që nënkupton kushte potencialisht të rrezikshme për aktivitete të caktuara.

Shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 24 metra për sekondë (rreth 85 kilometra në orë), veçanërisht në lartësi mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Autoritetet paralajmërojnë se erërat e forta mund të shkaktojnë dëme në prona, vështirësi në transport, dëmtime në pyje dhe pemë, si dhe probleme në sektorin e ndërtimtarisë, sidomos në punimet në lartësi me vinça.

Po ashtu, rrezik paraqitet edhe për objekte të ekspozuara si shtyllat elektrike, reklamat dhe kulmet e ndërtesave.

Megjithatë, niveli i rrezikut vlerësohet si “i ulët – kujdes”, që do të thotë se fenomenet nuk janë të pazakonta, por mund të ndikojnë në aktivitetet e përditshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika