Ndonëse pandemisë nuk po i shihet fundi, ekonomia zvicerane është duke lulëzuar si kurrë më parë. Kjo vërehet edhe në tregun e punës. Sipas të dhënave publike të firmës X28, deri në tremujorin e tretë – më 15 gusht – ndërmarrjet zvicerane kanë kërkuar 212’726 punëtore dhe punëtorë. X28 disponon me makinën më të mirë të kërkimit të vendeve të hapura të punës në Zvicër.
Pandemia s’ia lë shenjë ekonomisë së Zvicrës: Ndërmarrjet kërkojnë 212 mijë punëtorë

Shumica e vendeve të zbrazëta të punës janë në sektorin e shëndetësisë, shkruan gazeta “Tages Anzeiger”. Pasojnë: tregtia, gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria dhe informatika. Ndërmarrjet e këtyre fushave janë duke kërkuar me ngulm punëtore dhe punëtorë – dhe nuk po arrijnë të gjejnë.
Më të kërkuarit janë infermierët dhe infermieret, elektromontuesit dhe ekspertët e softuerit. Kërkohen po ashtu zdrukthëtarë, drejtues projektesh, administratorë. Në mesin e 25 top-profesioneve ku kërkohen punëtorë janë shumë zanatçinj: instalues, teknikë, drejtues projektesh ndërtimore, poli-mekanikë, molerë, montues të sistemeve të ngrohjes.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

