Pak para fillimit të masave më të rrepta të bllokimit të mërkurën, Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë së bashku mes atyre që ai i quajti kufizime të nevojshme.
“Unë jam i sigurt se përgjegjësia që po tregojmë tani, barrën që duhet të mbajmë tani dhe për ca kohë, nuk është e kotë. Ato na sjellin më afër fundit të pandemisë”, tha ai të hënën në Pallatin Bellevue të Berlinit.
“Javët e ardhshme janë një provë për të gjithë ne”, shtoi ai.





