Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, denoncoi pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19.Kjo, sipas Guterres, nënkupton se barra e pandemisë ka rënë kryesisht tek të varfrit.Për një panel të Fondit monetar ndërkombëtar, Guterres tha se 100 milion njerëz ishin varfëruar që prej fillimit të pandemisë dhe 4 miliardë kishin vuajtur mungesën e mbështetjes sociale, kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjes së vendit të punës.
Pandemia e Covid-19, thuhet se varfëroi 100 milionë njerëz

Një pabarazi e tillë, paralajmëroi Guterres, po krijonte terrenin e favorshëm për dhunë dhe konflikt.Shefi i OKB i kërkoi shteteve të mbështesin strategjinë e vaksinimit të organizatës, që synon imunizimin e 70 për qind të popullsisë së çdo vendi deri në 2022.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

