RAJONI DHE BOTA

Pamje të frikshme nga Shqipëria, reshjet çajnë në mes rrugët

Pamje të frikshme nga Shqipëria, reshjet çajnë në mes rrugët
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Janar 2021, 11:04

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shembur një rrugë në Lezhë. Mësohet se është shembur rruga që lidh Njësinë Administrative të Ungrenjit me qytetin e Lezhës.Raportohet se rruga është ndarë në dy pjesë, për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Për pasojë qarkullimi është ndërprerë, sepse rruga është bërë tërësisht e pakalueshme.Lezha është një ndër zonat më problematike si pasojë e motit të keq.

Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika