LAJME

Pamje mahnitëse, bora zbukuron Brezovicën [Foto]

Pamje mahnitëse, bora zbukuron Brezovicën [Foto]
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Nëntor 2020, 08:28

Masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat kanë përfshirë rajonin, kanë sjell para disa ditëve  edhe reshjet e para të borës në viset malore. Ndersa, mbrëmë kanë filluar reshjet e borës  edhe në pjesë të ndryshme të Kosovës derisa nga Brezovica janë publikuar edhe pamje pas reshjeve të borës.

Sot Brezovica, Prevalla, pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë mbuluar nga bora, duke parlajmëruar edhe ardhjen e dimrit, raporton TV Prizreni.

“Prizreni Weather” ka parashikuar në fundjavë afrimin e një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vranësirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të ardhshme do të mbes në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku edhe i motit të qëndrueshëm. Vende-vende mund të zbres në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kaloj edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika