Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të padisë për mosimplementim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe Shkeljes së të Drejtave të Njeriut kundër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike do të dërgojë padi kundër këtyre dy institucioneve publike për shkak të mosimplementimit të Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit i cili përcakton shprehimisht se prija e duhanit është e ndaluar në vende publike në Kosovë.
Sipas Ligjit për Kontrollin e Duhanit, vendet publike në të cilat ndalohet pirja e duhanit përfshijnë vendet e mbyllura siç janë lokalet shërbyese, të cilat kanë kulm të lëvizshëm apo jo, dhe të cilat janë të rrethuara me dy apo më shumë anë, pa marrë parasysh materialin e përdorur dhe se a është struktura e përhershme apo e përkohshme.





