“Greva është zëri ynë”, “Pa paga s’ka punë”, “Rrogën tonë e kërkojmë”, janë disa nga pankartat të cilat punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) i kanë mbajtur në duar teksa kanë nisur grevën e tyre dyorëshe për mungesë të pagave, raporton Ekonomia Online.
Punëtorët e RTK-së janë futur në ditën e 24 të muajit nëntor dhe ende nuk kanë marrë pagat e tetorit.





