Osmani u jep mbështetje shqiptarëve të Luginës në realizimin e të drejtave

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 12, 2025
Osmani u jep mbështetje shqiptarëve të Luginës në realizimin e të drejtave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’i mbështetur vazhdimisht shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në realizimin e të drejtave të tyre në përputhje me standardet më të larta për të drejta të njeriut.

“Presidentja dhe kryetari Pajaziti diskutuan edhe për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga këto komuna, duke theksuar rëndësinë e adresimit të sfidave me të cilat përballen ata. Kryetari i Bujanocit falënderoi presidenten për ngritjen e zërit për të drejtat e shqiptarëve në Luginë në të gjitha forumet ndërkombëtare, ndërkaq diskutuan edhe për një sërë iniciativash nëpërmjet të cilave mund të përkrahen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika