LAJME

Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme, në fokus Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme, në fokus Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2026, 13:37

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë të mërkurën, më 11 nëntor 2026, një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku do të diskutohet Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën.

Seanca është paraparë të nisë në orën 13:00, ndërsa në rendin e ditës është vetëm një pikë: debati parlamentar lidhur me gjetjet dhe vlerësimet e Komisionit Evropian për Kosovën.

Raporti i publikuar më 4 nëntor trajton përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke përfshirë funksionimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe zhvillimin ekonomik.

Në raport janë ngritur shqetësime edhe për sigurinë e gazetarëve dhe klimën në të cilën ushtrohet veprimtaria e mediave.

Debati i së mërkurës pritet t’u japë mundësi deputetëve të diskutojnë për gjetjet e raportit, sfidat e identifikuara dhe masat që duhet të ndërmerren nga institucionet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika