LAJME

Osmani takohet me Shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë

Osmani takohet me Shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2025, 18:03

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend.

Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, në kuadër të mandatit teknik të këtij misioni për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim konstruktiv me EULEX-in, në funksion të forcimit të rendit kushtetues dhe të sundimit të ligjit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika