LAJME

Jashari takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancim të bashkëpunimit

Jashari takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancim të bashkëpunimit
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Tetor 2026, 11:59

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës.

Në njoftim të FSK-së thuhet se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, koordinimin institucional dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë.

Jashari thuhet se i ka uruar Vergorit suksese në detyrën e re, siç theksohet, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë.

Gjeneralmajori italian Roberto Vergori, të mërkurën e javës që shkoi e ka marrë komandën e KFOR-it nga gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika