Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka zhvilluar dje konsultime me katër subjekte politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Osmani sot takohet me përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, të Grupit 6+ dhe të Listës Serbe

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do të zhvillojë sot takime me koalicionin Nisma-AKR në orën 11:00, me koalicionin e Grupit 6+ në orën 12:00 dhe në ora 13:00 do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese e ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Nisen për Kosovë trupat e viktimave që vdiqën në vendin e punës në Vjenë

Brenda 24 orëve 60 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet

