LAJME

Osmani pritet nga presidenti gjerman: Miqësia mes dy shteteve tona është e përhershme

Osmani pritet nga presidenti gjerman: Miqësia mes dy shteteve tona është e përhershme
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2021, 15:57

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin.

Me këtë rast, Osmani është pritur nga presidenti gjerman, Steinmeier në një ceremoni mikpritëse.

“Faleminderit President Steinmeier për mikpritjen e ngrohtë. Miqësia mes dy shteteve tona është e përhershme”, shkroi Osmani.

Ndryshe presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier e njeh mirë Kosovën dhe historinë e saj, pasi ka qenë një nga lobuesit e palodhshëm për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Gjatë vizitës së saj në shtetin gjerman, Vjosa Osmani pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, Heiko Maas si dhe përfaqësues të tjerë nga diaspora, ekonomia dhe shkenca.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika