LAJME

Osmani në OKB do të flas për agresionin e Serbisë në Banjskë

TV Prizreni
TV Prizreni
23 Tetor 2023, 14:38

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo nga ora 21:00 sipas kohës tonë do të flas në seancën e Këshillit të Sigurimit.

Osmani tha se në këtë seancë do të flasë për agresionin e Serbisë më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, tha Osmani.

Në KS të OKB-së do të diskutohet raporti për Kosovën.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika