Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur Kosovën model për rajonin, në aspektin e ndërtimit të sistemeve të paralajmërimit të hershëm e deri te përballja me radikalizmin online.
Deklaratën e ka bërë në kuadër të Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit GCERF që u mbajt në New York këtë javë. Ka thënë se aty është ftuar nga ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Johan Wadephul.
“Riafirmova përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nga ndërtimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm, deri te përballja me radikalizimin online, Kosova është shndërruar në një model për rajonin – duke treguar se përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më të mëdha globale mund të tejkalohen”, ka shkruar Osmani në Facebook të shtunën.





