Osmani: Në lirimin e Pantiqit s’ndikoi politika, prokurori që e ka dhënë propozimin duhet të japë arsyetime

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Dec 29, 2022
Osmani: Në lirimin e Pantiqit s’ndikoi politika, prokurori që e ka dhënë propozimin duhet të japë arsyetime

E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar lirimin në arrest shtëpiak të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, duke thënë se prokurori që e ka dhënë propozimin duhet të japë arsyetime.

Osmani në Rubikon të Klan Kosovës tha se për të ka qenë e papranueshme të shoh reagime se kinse ky ka qenë vendim i politikës.

“Si presidente e Kosovës, jam informuar për këtë vendim kur jeni informuar edhe ju sepse vendimet e institucioneve të drejtësisë asnjëherë s’i kam ndikuar, asnjëherë nuk do t’i ndikoj dhe asnjëherë nuk do të interferoj se si duhet të jenë ato”.

“Por, si është e mundur që dikush që është i akuzuar për terrorizëm, të kaloj nga paraburgimi në burgim shtëpiak, prokurori që e ka dhënë propozimin duhet të japë arsyetime”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se do të kërkojë shifra nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shifra të sakta, për raste të terrorizmit se cili është dënimi më i ulëti, më i larti dhe a ka pasur raste të tjera kur dikush është liruar në burgim shtëpiak, përkundër faktit se akuzohet për terrorizëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika