Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe sot në Koshare, me rastin e 27-vjetorit të të rënëve në betejën që u zhvillua në këtë lokalitet.
Në një postim në Facebook, Osmani tha se çdo buzëqeshje e fëmijëve të tyre që rriten në liri është një testament i përjetshëm i trashëgimisë që ata lanë pas.
“Sot, në përvjetorin e Betejës së Koshares, u përulem me nderimin më të lartë para atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë sonë. Si çdo vit, sytë e nënave, që kanë humbur bijtë e tyre, më treguan historitë e një sakrifice sublime e të guximit të tyre të jashtëzakonshëm. Çdo rrudhë në fytyrën e tyre flet për dhimbjen që ka ndryshuar fatin e një kombi, ndërsa çdo buzëqeshje e fëmijëve të tyre që rriten në liri është një testament i përjetshëm i trashëgimisë që ata lanë pas” – shkruan Osmani.





