- Reklama -

Osmani kujton Dëshmorët dhe Martirët që u vranë para 22 viteve në Lubizhdë të Hasit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot me rastin e 22 vjetorit të një ndër vrasjeve më të rënda që kanë ndodhur në Lubizhdë të Hasit ka përkujtuar të rënët, ku ushtria Jugosllave kishte ekzekutuar 40 burra, gra dhe fëmijë dhe kishin rënë 14 dëshmorë të UÇK-së.

Ajo ka thënë se për më shumë se dy dekada deri më tani askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

- Reklama -

Postimi i plotë i Osmanit:

22-vjet më parë në Lubizhdë të Hasit, Batalioni i Dytë i Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave, mizorinë e vetë e tregoi duke ekzekutuar 40 burra, gra e fëmijë. Përgjatë luftimeve ranë edhe 14 dëshmorë të UÇK-së.

Disa nga të vrarët janë konsideruar të zhdukur e më pas janë gjetur në varre masive në Has. Pas identifikimit në shtator të vitit 1999 janë varrosur në varrezat e dëshmorëve e martirëve në këtë fshat.

Përveç 300- shtëpive të dëmtuara, forcat serbe dëmtuan edhe objekte të trashëgimisë shpirtërore.

Të vrarët, dëmet materiale dhe të mbijetuarit e Masakrës së Lubizhdës përbëjnë fakte të cilat duhet të jenë në funksion të drejtësisë për identifikimin e autorëve të krimit montstruoz.

Më shumë se dy dekada, asnjë përgjegjësi nga askush. Ndaj, banorët e këtij fshati do të gjejnë paqen kur autorët të vihen para drejtësisë. Një mision i yni që nuk do të ndalojë asnjëherë!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort