Në kuadër të festimeve të 18-vjetorit të Pavarësisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Takimi i liderëve të dy vendeve u zhvillua në një atmosferë festive dhe miqësore.
“Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë, Zoti President!”, shkroi Osmani në njoftimin e saj pas takimit.





