LAJME

Osmani diskutime me Erdoganin në Budapest: Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat

Osmani diskutime me Erdoganin në Budapest: Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2024, 17:56

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Hungari ku po përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Në kuadër të Samitit, Osmani ka zhvilluar takime bilaterale me liderë të shteteve të ndryshme evropiane.

Osmani ka ndarë një foto nga takimi me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika