Drejtori për Emergjenca dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj, përmes një postimi në facebook, shkruan se, edhe në këto orë të vona, ekipet e Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, kompanive publike e private, Zjarrëfikësit, Inspektorët etj, janë në terren duke u përballur me vershimet që janë duke ndodhur në vendbanime të ndryshme në komunën e Prizrenit, si në: Zojz, Piranë, Romajë Bajram Curr, Jeta e Re, Bazhdarhane, Lubizhdë etj.
Organet kompetente komunale bashkë me banorët e lokaliteteve prizrenase në përballje me vërshimet

Deri më tani jemi përballur me sukses falë ndihmës së banorëve gjithandej dhe do të vazhdojmë me tërë kapacitetet tona deri sa të normalizohet gjendja në të cilën ndodhemi, ka shkruar drejtori Dakaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete në Prizren diskuton për qasjen e barabartë në shërbimet shëndetësore

E bija e Jakup Krasniqit: Babai ka refuzuar kontrollet mjekësore

Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë më 25 tetor

