Parlamenti i Gjermanisë e ka zgjedhur Olaf Scholzin si kancelarin e nëntë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore, duke hapur një epokë të re për vendin më të populluar të Bashkimit Evropian pas mandatit 16-vjeçar të Angela Merkel.
Sipas AP News, përcjell Telegrafi, qeveria e Scholz-it merr detyrën me shpresa të mëdha për të modernizuar Gjermaninë dhe për të luftuar ndryshimet klimatike, por përballet me sfidën e menjëhershme të trajtimit të fazës më të vështirë të vendit atë të pandemisë së coronavirusit.





