LAJME

Oficerja e FSK-së përfundon Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani

Oficerja e FSK-së përfundon Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Qershor 2026, 15:49

Major Mimoza Budeci, ka përfunduar me rezultate të dalluara akademike Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të mbajtur nga Ushtria Amerikane në Gjermani.

“Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm përgatit oficerë duke zhvilluar aftësi të avancuara në planifikim, vendimmarrje dhe udhëheqje të operacioneve luftarake në shkallë të gjerë në mjedise shumëkombëshe. Përfundimi i këtij programi përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale dhe një hap të rëndësishëm drejt marrjes së përgjegjësive të reja drejtuese.” – njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Siç bëhet e ditur, gjatë programit, major Budeci, përveç arritjeve të larta dhe të dalluara akademike, u veçua edhe për profesionalizëm dhe përkushtim të lartë. Sipas njoftimit, ajo u përzgjodh dhe shërbeu si lider grupi, duke dëshmuar aftësi të forta lidershipi dhe bashkëpunimi në një mjedis akademik dhe ushtarak shumëkombësh, një vlerësim që pasqyron besimin dhe respektin e fituar nga instruktorët dhe stafi, sipas FSK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika