- Reklama -

Oda e Farmacistëve: Të vendoset rregull me çmimet e barnave

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka kërkuar vendosjen e rregullit në lidhje me çështjen e çmimit të barnave, që sipas kësaj ode është bllokuar që disa muaj nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Oda e Farmacistëve thekson se ruajtja e dinjitetit të farmacistëve si profesionistë shëndetësorë të ruhet me çdo kusht por për këtë gjë duhet të bëhen veprime nga qeveria dhe parlamenti.

- Reklama -

Reagimi i plotë:

Paralajmërimi i hershëm i OFK lidhur me çmimet e produkteve për COVID
Oda e Farmacistëve të Kosovës ka reaguar disa herë dhe në vazhdimësi lidhur me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale. Ky reagim gjithashtu është dërguar edhe në adresat e ndryshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Qeverinë e Republikës së Kosovës si dhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës por edhe gjatë dëgjimit publik të Ligjit për COVID.
Shkresa e bashkëngjitur (e datës 11 gusht) në pikën e dytë pikërisht në kohën e hartimit të Ligjit për COVID e përmban propozimin por njëkohësisht shqetësimin e OFK lidhur me këtë çështje. Ne po e shohim çdo ditë jo vetëm me produktet që përdoren për trajtimin e COVID por edhe me produktet tjera se çfarë problemi i madh i shkaktohet Kosovës (Farmacistëve dhe popullatës) me këtë mos-rregullim.

Ne bëjmë thirrje që sa më parë të merren masa dhe të vendoset rregull me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale (e bllokuar tashme sa muaj nga Ministria e Shëndetësisë) dhe të ndalet kjo goditje e madhe që i bëhet shoqërisë por edhe farmacistëve.

Ne kërkojmë që dinjiteti i farmacistëve si profesionistë shëndetësorë të ruhet me çdo kusht por për këtë gjë duhet të bëhen veprime nga qeveria dhe parlamenti.

Ruajtja e dinjitetit dhe vendosja e rregullave do të thotë mirëqenie më e mirë për pacientët dhe ruajtje e shëndetit publik të popullatës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

MI jep dy kontrata me negocim në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastukturës do të nënshkruajë sot dy kontrata...

Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e...

Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci

Autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort