OBSH-ja ka dalë me një deklaratë në lidhje me vaksinën kineze të prodhuar nga kompania Sinovac.Sipas ekspertëve të OBSH-së, vaksina anti-Covid e prodhuar nga Sinovac Biotech e Kinës është e sigurt dhe efektive në parandalimin e sëmundjes së koronavirusit tek të rriturit nën 60 vjeç.
OBSH jep vlerësimin për vaksinën kineze

Përfundimi është arritur nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së mbi Imunizimin (SAGE), pasi vlerësoi vaksinën Sinovac që kaloi 3 fazat e provave klinike në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili.
“Ne jemi shumë të sigurt se dy doza të CoronaVac janë efikase në parandalimin e COVID-19 tek të rriturit”, tha SAGE në një raport vlerësimi të postuar në faqen e internetit të OBSH-së. /GSH/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

