- Reklama -

OBSH-ja e shpall vetminë “shqetësim global për shëndetin”

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vetmia është një kërcënim urgjent global për shëndetin, me kirurgun amerikan që thotë se efektet e saj që çojnë në vdekshmëri janë të njëjta me pirjen e 15 cigareve në ditë.

OBSH-ja ka nisur një komision ndërkombëtar për këtë problem – drejtuar nga kirurgu Vivek Murthy.

- Reklama -

Vjen pasi pandemia COVID-19 ndërpreu aktivitetin ekonomik dhe social, duke ngritur nivelin e vetmisë, por edhe mes një vetëdije të re për rëndësinë e kësaj çështjeje. Komisioni do të jetë funksional për tri vjet, raportoi Guardian.

“Vetmia tejkalon kufijtë dhe po bëhet shqetësim i shëndetit global duke ndikuar çdo aspekt të shëndetit, mirëqenies dhe zhvillimit”, ka thënë emisari i Shoqatës Afrikane për të rinjtë, Chido Mpemba, po ashtu anëtar në komision.

Rreziqet për shëndetin janë aq të këqija sa pirja e 15 cigareve në ditë, e edhe më të mëdha se ato të lidhura me obezitetin dhe pasivitetit fizik, sipas Murthyt.

Teksa vetmia shpesh shihet si problem për vendet e zhvilluara, Murthy ka thënë se shkalla e një në katër njerëz që përjetojnë izolim social është e njëjtë në të gjitha rajonet në botë.

Në të rriturit, vetmia lidhet me 50% të rrezikut të lartë të zhvillimit të demencës dhe 30% të sëmundjeve kardiovaskulare apo infarktit.

Por prek edhe jetët e të rinjve. Mes 5% dhe 15% të adoleshentëve janë të vetmuar, sipas të dhënave. Në Afrikë, 12.7% adoleshentë përjetojnë vetmi, krahasuar me 5.3% në Evropë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Pjesa më e rëndësishme e muajit të Ramazanit është...

CIA nxjerr raportin që thotë se COVID-19 mund të ketë dalë nga laboratori

Shërbimi sekret amerikan, të shtunën e ka nxjerrur një...

QKUK: Mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë gjatë vitit 2024

Mbi 4 mijë e 500 pacientë janë operuar në...

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) në fillim të...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort