Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka aprovuar për përdorim emergjent në mbarë botën vaksinën kundër koronavirusit Janssen, e koorporatës mjekësore amerikane ‘Johnson & Johnson’.Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë OBSH’ja në llogarinë zyrtare të tyre në ‘Twitter’, kurse ka thënë se është e para vaksinë që do jepët me vetëm një dozë.“Vaksina # COVID19 nga Janssen është e para që renditet nga OBSH si vaksinë me një dozë të vetme, e cila duhet të lehtësojë logjistikën e vaksinimit në të gjitha vendet”, thuhet në cicërimë.
OBSH i jep dritën e gjelbër edhe një vaksine tjetër për përdorim kundër COVID-19

OBSH deri më tani ka renditur edhe vaksinat anti-Covid Pfizer / BioNTech, Astrazeneca-SK Bio dhe Serum të Indisë për përdorim urgjent.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

