- Reklama -

OBSH: 60 për qind e popullatës duhet të imunizohet që të bllokohet COVID-19

Rreth 60 apo 70 për qind e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj koronavirusit të ri, në mënyrë që të ulen infektimet, thanë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kjo shkallë e imunitetit është bazuar në një sërë studimesh, tha drejtoresha për vaksinat në OBSH, Katherine O’Brian gjatë një konference për media të mbajtur të premten në Gjenevë, transmeton Dpa.

- Reklama -

O’Brien, megjithatë theksoi se shkalla aktuale e nevojshme e imunizimit për këtë pandemi, do të bëhet edhe më e qartë kur të ketë më shumë të dhëna rreth vaksinave kundër koronavirusit.

Disa kompani tashmë kanë njoftuar se vaksinat e tyre ofrojnë mbrojtje nga koronavirusi deri në 90 për qind.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë informacione”, tha ajo.

Përveç informacioneve se sa janë efektive vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, sipas O’Brien, sfidë do të mbeten personat asimptomatikë. Po ashtu, sipas kësaj zyrtareje të OBSH-së, mbetet të shihet nëse vaksinat e zhvilluara kundër koronavirusit, do të parandalojnë përhapjen e mëtejmë të këtij virusi.

Ditëve të fundit, kompanitë farmaceutike AstraZeneca, Moderna dhe Pfizer në bashkëpunim me BioNTech kanë njoftuar për të dhëna premtuese për vaksinat që kanë zhvilluar kundër koronavirusit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort