LAJME

Nxënësit shkollës “Nazim Kokollari – Budakova” njihen me trashëgiminë kulturore të Prizrenit, gjatë vizitës edukative me OJQ “EC Ma Ndryshe”

Nxënësit shkollës “Nazim Kokollari – Budakova” njihen me trashëgiminë kulturore të Prizrenit, gjatë vizitës edukative me OJQ “EC Ma Ndryshe”
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Tetor 2026, 12:32

Nxënësit e SHFMU “Nazim Kokollari – Budakova” kanë marrë pjesë në një vizitë edukative të organizuar nga EC Ma Ndryshe në monumentet dhe institucionet e trashëgimisë kulturore të Prizrenit.

Sipas organizatës, kjo vizitë është realizuar me qëllim të edukimit dhe ndërgjegjësimit të brezave të rinj për rëndësinë e ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

“Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të shohin nga afër objekte dhe artefakte me vlerë historike, të cilat dëshmojnë historinë dhe identitetin kulturor të Prizrenit. Ata u njohën gjithashtu me traditat artizanale, veçanërisht me filigranin, si një nga zanatet karakteristike të qytetit.” – thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur, prezantimet u përqendruan në rëndësinë e monumenteve dhe institucioneve të trashëgimisë kulturore, duke i ndihmuar nxënësit të kuptojnë dhe të vlerësojnë më mirë pasurinë kulturore të vendit.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni”, të cilin e zbaton EC Ma Ndryshe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika