RAJONI DHE BOTA

Numri i refugjatëve ukrainas mund të rritet në 1.5 milionë

Numri i refugjatëve ukrainas mund të rritet në 1.5 milionë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2022, 16:55

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar tashmë se të paktën 1.3 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i luftës me Rusinë.

Qindra mijëra kanë ikur në Poloni, ndërsa të tjerë kanë hyrë në Hungari, Rumani, Moldavi dhe Sllovaki.

Tani, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se ky numër mund të rritet në 1.5 milion deri në fund të kësaj jave.

“Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve që kemi parë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.

Grandi ka shtuar se shumica e refugjatëve po lidheshin me miqtë, familjen dhe lidhje të tjera që tashmë jetonin në Evropë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika