Procesi i numërimit të votave me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara, ka ardhur në gjysmë.
Kur janë numëruar 15.065 vota, Lëvizja Vetëvendosje prin me 7.689. Pas saj, renditen PDK-ja me 2.590, LDK-ja me 1636, AAK-ja me 1.393 dhe Nisma me 373.





