LAJME

Numër i madh i forcave policore në qendër të Beogradit, pezullohet transporti publik

Numër i madh i forcave policore në qendër të Beogradit, pezullohet transporti publik
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2025, 10:55

Studentët dhe qytetarë tjerë të Serbisë kanë nisur të mblidhen në Beogradin e Ri.

Në mesditë ata pritet të nisen drejt Parlamentit të Serbisë.

Në anën tjetër, një numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit, para nisjes së protestës së thirrur nga studentët, siç raporton Radio Evropa e Lirë.

Po ashtu, të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika