LAJME

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend për rishqyrtim

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend për rishqyrtim
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Tetor 2026, 20:54

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës për të kthyer në rishqyrtim në Kuvend ndryshimet ligjore për Gjykatën Speciale dhe ka rikujtuar se ekzistojnë modalitetet e konsultimeve me BE-në në rast të ndryshimeve.

Një ditë më parë, presidentja Justina Shiroka-Pula ktheu në Kuvend ligjin me kërkesë të Partisë Demokratike, si sponsorisuese e ligjit. Nga kjo parti u tha se kthimi po bëhet për të forcuar bazën juridike dhe që të sigurohet zbatimi i tij në praktikë.

Në një deklaratë të një zëdhënësi të BE-së është ritheksuar se kjo gjykatë është formuar bazuar në një marrëveshje të Kuvendit me Bashkimin Evropian.

“BE-ja ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e thellë lidhur me nismën për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara, si para ashtu edhe pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës më 6 tetor 2026. Në frymën e shkëmbimit të letrave të vitit 2024, ndërmjet Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe presidentes së Kosovës, që përcakton modalitetet për konsultimin e BE-së para ndryshimit të ligjit, ne presim që Bashkimi Evropian të konsultohet nëse diskutimet rinisin në Kuvend. Sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave themelore, përfshirë ato të viktimave dhe të dëshmitarëve, mbeten me rëndësi primare”, ka thënë ky zëdhënës.

Tutje aty është thënë se Dhomat e Specializuara janë institucion gjyqësor i pavarur “i themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës më 2014-2015, bazuar në një Marrëveshje të Veçantë me BE-në” dhe se ato “funksionojnë brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe janë të sanksionuara në Kushtetutën e Kosovës”./koha.net./

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika