Kosi sigurisht që është një produkt mjaft ushqyes dhe me vlera, megjithatë ndodh që disa personave iu shkakton më shumë dëm se dobi në krahasim me disa të tjerëve.
Produktet e qumështit, si p.sh. kosi, ka avantazhet e tij shëndetësore, mirëpo është e rëndësishme të kuptohet se në cilën kohë të ditës është më mirë të konsumohet.
Kosi është një nga ushqimet më të preferuara sidomos gjatë stinës së verës. I pasur në proteina, forcon sistemin imunitar, ka kalcium, çka ndikon në shëndetin e kockave, të ndihmon të biesh nga pesha, të mbron nga i ftohti dhe virozat, por mbi të gjitha, përmirëson sistemin tretës.
Megjithatë, nuk rekomandohet që të konsumohen gjatë orëve të mbrëmjes, sepse krijojnë mukozë në kanalin e hundës, por ata që vuajnë nga astma, alergjitë dhe ftohjet mund të vuajnë edhe më shumë, por edhe t’ua përkeqësojnë simptomat.





